Sport
Si ka mundësi të mbrosh kështu në këtë nivel –

Shqipëria mori fitoren e parë në histori ndaj Ukrainës, të cilën e mposhtëm mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-2. Trajneri i ukrainasve ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e bërë në mbrojtje nga ekipi i tij.
“Ne krijuam raste, shënuam edhe golin. Por, ashtu siç thashë, futbolli nuk është vetëm për sulmin, por edhe për mbrojtjen. Na humbi goli i dytë. Po e shikoja tani (golin e dytë?), edhe nuk e kuptoj se si është e mundur të mbrosh kështu në këtë nivel. Shqipëria, ashtu si në EURO, mbrojti në një mënyrë mjaft të organizuar. Ishte shumë e vështirë të çaje mbrojtjen e tyre”, ka thënë Sergei Rebrov./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#mundësi #të #mbrosh #kështu #në #këtë #nivel
SportExpress