Sport
Nuk pranohet goli se nuk ishte nga 30 metra –

Jasir Asani ishte përsëri lojtari që e dërgoi Shqipërinë drejt fitores. Këtë herë jo me një nga perlat e zakonshme nga distanca, por me një goditje brenda zone. Asani ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku nuk kanë munguar edhe ngacmimet.
Megjithëse nuk ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares, Etrit Berisha i ka qendruar pranë kuqezinjve me batutat e tij. “Nuk pranohet goli se s’ka qenë nga 30 metra”, ka komentuar Berisha në postimin e Jasir Asanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Nuk #pranohet #goli #nuk #ishte #nga #metra
SportExpress