Sport

E turpshme/ E përplasi në tokë si të ishte lojtar serb, shikoni si Hajdari i Zvicrës godet lojtarin e Shqipërisë –

Disa lojtarë shqiptarë jo vetëm që përfaqësojnë shtetet e tjera, por japin gjithçka nga vetja për stemën e atyre vendeve dhe u errësohen sytë aq shumë, sa ndonjëherë nxjerrin vrerin dhe mllëfin e madh kundër origjinës së tyre. Ky është edhe rasti i Albian Hajdarit, mbrojtësit të Luganos.

Dje Shqipëria ka mundur Zvicrën në transfertë në shifrat 1-2 falë dopietës së Pajazitit. Te Zvicra U-21 luajnë disa shqiptarë, mes të cilëve edhe Hajdari. Ky i fundit nuk e përtypi dot lehtë humbjen e shkaktuar nga Shqipëria dhe për një moment doli nga vetja duke bërë një veprim të turpshëm.

Në minutën e 98 të ndeshjes, pra në fundin e takimit, lojtari ynë, Selimaj, kishte një duel me trup me futbollistin e Zvicrës, Magnin. Selimaj zgjati më tepër bërrylin dhe futbollisti zviceran humbi ekuilibrin duke rënë në tokë. Kaq mjaftoi dhe Albian Hajdari shkoi me vrull të madh për t’u hakmarrë ndaj Selimaj ndërsa arbitri kishte akorduar faullin, për ta përplasur me trup dhe për ta rrëzuar në tokë, ndërsa loja ishte e ndaluar. Ajo që të bën përshtypje akoma më shumë ishte mënyra sesi Hajdari e shikonte gjithë mllëf Selimaj pasi ky i fundit u rrëzua në tokë, me disa fjalë të tjera ofenduese që janë thënë nën buzë nga Hajdari i Zvicrës.

Padyshim që këto situata dhe këto emra janë për t’u mbajtur mend në kujtesë pasi nuk do të jetë ndonjë çudi e madhe që pas disa vitesh Albian Hajdari të tregojë sesa shumë e donte Shqipërinë, por FSHF nuk e mori të ishte pjesë e kuqezinjëve. Ndërkohë e vërteta është se disa lojtarëve jo vetëm që u shijon shumë ajo fanellë tjetër që veshin, por brenda vetes, kanë mllëfin dhe vrerin e Hajdarit që kishte një urrejtje të pashpjegueshme si të ishte duke luajtur ndaj Serbisë dhe jo ndaj Shqipërisë. /Sport Ekspres/

(Video nga Carpi Club Albania)

#turpshme #përplasi #në #tokë #të #ishte #lojtar #serb #shikoni #Hajdari #Zvicrës #godet #lojtarin #Shqipërisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button