Vrau babanë dhe e hodhi në pus, 30-vjeçari ankohet në Gjykatë: Më ka rrahur Policia, kam hematomë në kokë

“Nuk kam çfarë të them për ngjarjen. I qëndroj versionit të vetëmbrojtjes”. Kështu ka deklaruar 30-vjeçari Esmerald Balla në gjykatë, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij Enver Balla pas një sherri me motive ekonomike.
Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij Edison Brahaj ka nisur rreth orës 9:30 në Durrës.
Siç raporton gazetarja e A2 Elitjona Doko, 30-vjeçari pretendon që është goditur nga policia, për të cilën mbrojtja pretendon se ai ka një hematomë në kokë.
Esmerald Balla vrau babanë e tij Enver Balla pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin, raporton A2.
Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën dhe e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.
/a.r
#Vrau #babanë #dhe #hodhi #në #pus #30vjeçari #ankohet #në #Gjykatë #Më #rrahur #Policia #kam #hematomë #në #kokë
Java News