Aktualitet

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë

Sot në Komunën e Podujevës do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përveç zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ishte prej kritikeve më të mëdhenj të Rugovës.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zbulimi i kësaj shtatore do të bëhet në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

Ceremonia do të fillojë nga ora 13:00.



#Kryeministri #Kurti #sot #merr #pjesë #në #përurimin #shtatores #së #Ibrahim #Rugovës #në #Podujevë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button