Aktualitet

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, i riu nga Durrësi rrëfen ngjarjen

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi të re (pranë asaj që jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë.

Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot. I them babait ”ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisem të debatonim. “Unë të vras”, – më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapem me duar. Në momentin qe u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”, – ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar me tej rrëfimin e tij, autori deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar m’u shëmb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici, edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Tash në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”, – ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla.



#Vrau #babanë #dhe #hodhi #në #pus #riu #nga #Durrësi #rrëfen #ngjarjen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button