Aktualitet
Emrat/ Hemoragji në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Dy deputetë kanë dhënë dorëheqjen nga Kryesia e PD-së. Deputetët e dorëhequr janë Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj. Flamur Hoxha është larguar nga posti si sekretar organizativ.
Kujtojmë që më herët dha dorëheqjen si nënkryetare e PD-së, Jorida Tabaku.
Pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë. Ky vendim i saj erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja.