Spartak Braho paralajmëron arrestimin e bujshëm nga SPAK: Do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste, mban një post shumë të rëndësishëm

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend dhe atë në Kosovë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ish-deputeti Braho ka paralajmëruar arrestim të bujshëm nga SPAK. Sipas tij, do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste që mban një post shumë të rëndësishëm. Kjo deklaratë e fortë e zotit Braho, vjen edhe pas disa arrestimeve që kanë ndodhur brenda PS dhe qeverisë, ku dje u prangos ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa disa ditë më parë Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Kujtojmë se zoti Braho parashikoi pak kohë më parë ekzaktësisht arrestimin e Dakos, ndërsa dje i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
BREAKING NEWS
NGUSHTOHET LAKU PËR OGERTA MANASTIRLIUN, 14 TENDERË SEKRETË ÇOJNË NË SPAK SLIVA BINON, PROKURIMET GJATË PANDEMISË SË COVID-19 THELLOJNË SKANDALIN NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË
x
POLITIKE
Spartak Braho paralajmëron arrestimin e bujshëm nga SPAK: Do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste, mban një post shumë të rëndësishëm
SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
7 QERSHOR 2023
Spartak Braho paralajmëron arrestimin e bujshëm nga SPAK: Do të
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend dhe atë në Kosovë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ish-deputeti Braho ka paralajmëruar arrestim të bujshëm nga SPAK. Sipas tij, do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste që mban një post shumë të rëndësishëm. Kjo deklaratë e fortë e zotit Braho, vjen edhe pas disa arrestimeve që kanë ndodhur brenda PS dhe qeverisë, ku dje u prangos ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa disa ditë më parë Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Kujtojmë se zoti Braho parashikoi pak kohë më parë ekzaktësisht arrestimin e Dakos, ndërsa dje i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
-Zoti Braho, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar largimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për shkak sipas tij të minimit të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, keni një koment lidhur me këtë?
Kam përshtypjen se ai nuk është koherent në ato që thotë, ndërkohë që kërkon që komunat e shtetit të funksionojë kërkon largimin e Kurtit, për çfarë që ti vij radha atij që të drejtoj. Por çfarë do bëjë ai nëse nuk funksionojnë strukturat e shteti. Kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova të jetë koherente në kërkesa sepse fjala kriza që shkakton Kurti nuk është term i saktë. Unë do thosha se e gjithë opozita në Kosovë duhet që të jetë një. A e di zotit Memli që në Kosovën e Veriut kanë hyr element kriminal të ardhur nga Rusia, të lëshuar nga burgjet e Serbisë, sepse pjesa dërrmuese e popullit serb e ndjen dhe nuk është ai që është i rreshtuar për akte dhune, por janë të manipuluar dhe këto rrëmuja po i shkakton dikush tjetër. Të gjithë faktorët politik duhet që të bashkohen me një qëllim të përbashkët. Të pranosh që të vijnë rusët dhe të dominojë turbullirat e veprimtarisë kriminale do të thosha që nuk është shumë e drejtë. Kërkimi i dorëheqjes së kryeministrit do ta lërë atë shtet pa drejtim, i bie që të hyjnë pastaj në zgjedhje të reja. Duhet gjetur zgjedhje dhe zgjedhjet vijnë nga secila palë duke parë në radhë të parë interesat e shtetit të Kosovës.
Sa shanse ka që në këto kushte që është sot Kosova, Albin Kurti të lëshoj pe para Aleksandër Vuçiçit?Mendoni se Vuçiçi është koherent, jo. Ai ka ndërruar disa herë qëndrimet e tija. Ideja është që duhen bërë zgjedhje të reja, patjetër që duhen bërë, por s’ka pse largohen organet e zgjedhura pasi ato janë zgjedhur në rrugë ligjore.
Po qëndrimin e Kurtit si e vlerësoni?
Është i fortë, por me tendencë, që do të thotë se për interesat e Kosovës ai nuk bënë lëshime sepse ka frikë nga pabesia serbe. Largimi i Kurtit çon në shkatërrimin e strukturave të shteti .
Është arrestuar sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë nën akuzën e korrupsionit nga SPAK, dhe pastaj lirimi i Tahirit, një koment?
Arrestimi është një veprim procedural që do të sjell pasoja për të, duhet vërtetuar fajësia dhe ajo vërtetohet në gjyq, të shohim. Unë them se arrestimi i saj është përgjegjësi personale e saj. Sekretarët e përgjithshëm i emëron kryeministri, edhe thotë Rama nuk kam përgjegjësi unë, patjetër që ka përgjegjësi sepse ai i vendos ata. Pastaj lirimi i Tahirit është një çështje që nga pikëpamja procedurale është i justifikuar. Kjo do të thotë që Prokuroria i burgos dhe gjykata i liron sepse kjo është ne jemi në një ofensivë të luftës kundër krimit, këtë shtet e bënë vetëm drejtësia. Por le ti gëzoj këto ditë lirie zoti Tahiri.
Ai i sekretares së përgjithshme ishte një arrestim para pak kohë para se të ndodhte dhe Rama ishte në dijeni?Arrestimet i organizon policia, unë kam kërkuar që SPAK të ketë strukturën e vet policore që të shmang rrjedhjen e informacionit dhe të jetë më e sigurt në veprimet e saj. Duke qenë se policia realizon arrestimet, kjo e fundit i merr fletë-arrestet dhe Rama e ka marr vesh.
BREAKING NEWS
DALIN NË SHESH TË BETEJËS KUNDËR PD ZYRTARE “UJKONJAT” E BERISHËS, GJEKMARKAJ LËSHON KUSHTRIMIN NGA KULLA E SALIUT PËR TË EKZEKUTUAR POLITIKISHT LULZIM BASHËN, JA KUSH JANË DEPUTETËT “SATELITË” TË “FOLTORES”
x
POLITIKE
Spartak Braho paralajmëron arrestimin e bujshëm nga SPAK: Do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste, mban një post shumë të rëndësishëm
SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
7 QERSHOR 2023
Spartak Braho paralajmëron arrestimin e bujshëm nga SPAK: Do të
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend dhe atë në Kosovë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ish-deputeti Braho ka paralajmëruar arrestim të bujshëm nga SPAK. Sipas tij, do të pritet një tjetër “kokë” brenda Partisë Socialiste që mban një post shumë të rëndësishëm. Kjo deklaratë e fortë e zotit Braho, vjen edhe pas disa arrestimeve që kanë ndodhur brenda PS dhe qeverisë, ku dje u prangos ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa disa ditë më parë Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Kujtojmë se zoti Braho parashikoi pak kohë më parë ekzaktësisht arrestimin e Dakos, ndërsa dje i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
-Zoti Braho, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar largimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për shkak sipas tij të minimit të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, keni një koment lidhur me këtë?
Kam përshtypjen se ai nuk është koherent në ato që thotë, ndërkohë që kërkon që komunat e shtetit të funksionojë kërkon largimin e Kurtit, për çfarë që ti vij radha atij që të drejtoj. Por çfarë do bëjë ai nëse nuk funksionojnë strukturat e shteti. Kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova të jetë koherente në kërkesa sepse fjala kriza që shkakton Kurti nuk është term i saktë. Unë do thosha se e gjithë opozita në Kosovë duhet që të jetë një. A e di zotit Memli që në Kosovën e Veriut kanë hyr element kriminal të ardhur nga Rusia, të lëshuar nga burgjet e Serbisë, sepse pjesa dërrmuese e popullit serb e ndjen dhe nuk është ai që është i rreshtuar për akte dhune, por janë të manipuluar dhe këto rrëmuja po i shkakton dikush tjetër. Të gjithë faktorët politik duhet që të bashkohen me një qëllim të përbashkët. Të pranosh që të vijnë rusët dhe të dominojë turbullirat e veprimtarisë kriminale do të thosha që nuk është shumë e drejtë. Kërkimi i dorëheqjes së kryeministrit do ta lërë atë shtet pa drejtim, i bie që të hyjnë pastaj në zgjedhje të reja. Duhet gjetur zgjedhje dhe zgjedhjet vijnë nga secila palë duke parë në radhë të parë interesat e shtetit të Kosovës.
-Sa shanse ka që në këto kushte që është sot Kosova, Albin Kurti të lëshoj pe para Aleksandër Vuçiçit?
Mendoni se Vuçiçi është koherent, jo. Ai ka ndërruar disa herë qëndrimet e tija. Ideja është që duhen bërë zgjedhje të reja, patjetër që duhen bërë, por s’ka pse largohen organet e zgjedhura pasi ato janë zgjedhur në rrugë ligjore.
-Po qëndrimin e Kurtit si e vlerësoni?
Është i fortë, por me tendencë, që do të thotë se për interesat e Kosovës ai nuk bënë lëshime sepse ka frikë nga pabesia serbe. Largimi i Kurtit çon në shkatërrimin e strukturave të shteti .
-Është arrestuar sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë nën akuzën e korrupsionit nga SPAK, dhe pastaj lirimi i Tahirit, një koment?
Arrestimi është një veprim procedural që do të sjell pasoja për të, duhet vërtetuar fajësia dhe ajo vërtetohet në gjyq, të shohim. Unë them se arrestimi i saj është përgjegjësi personale e saj. Sekretarët e përgjithshëm i emëron kryeministri, edhe thotë Rama nuk kam përgjegjësi unë, patjetër që ka përgjegjësi sepse ai i vendos ata. Pastaj lirimi i Tahirit është një çështje që nga pikëpamja procedurale është i justifikuar. Kjo do të thotë që Prokuroria i burgos dhe gjykata i liron sepse kjo është ne jemi në një ofensivë të luftës kundër krimit, këtë shtet e bënë vetëm drejtësia. Por le ti gëzoj këto ditë lirie zoti Tahiri.
-Ai i sekretares së përgjithshme ishte një arrestim para pak kohë para se të ndodhte dhe Rama ishte në dijeni?
Arrestimet i organizon policia, unë kam kërkuar që SPAK të ketë strukturën e vet policore që të shmang rrjedhjen e informacionit dhe të jetë më e sigurt në veprimet e saj. Duke qenë se policia realizon arrestimet, kjo e fundit i merr fletë-arrestet dhe Rama e ka marr vesh.
-Do ketë të tjera arrestime të tilla, përveç Vangjush Dakos?
Shpresoj që po. Nuk e di se kush, por që do të ketë, do të ketë, nga ana e mazhorancës dhe mban ende një post në Partinë Socialiste. SPAK ka thënë se do ketë goditje të tjera. Nuk gëzohem që shkojnë njerëz në burg, por duhet që të marr fund pandëshkueshmëria, e cila është e keqja me e keqe që ka ky vend. Ndërkohë unë e kam paralajmëruar arrestimin e Vangjush Dakos. Dhe tani i kujtoj Ramës se siç është betuar që do ta ndjekë edhe në burg, tani e ka rastin dhe mundësinë t’i shkoje t’i bëje një vizitë, por të këtë kujdese se mos i mbyllet dera edhe atij e mbetet brenda.
-Është përfolur pjesa e lirimit e Tahirit nga opozita se ka pasur gisht Rama, si e komentoni?
Nuk kam ndonjë informacion për ndërhyrje, di që avokati i Tahirit është me përvojë dhe ka parë anën ligjore të çështjes.
-A e dëmtojnë këto ngjarje Partinë Socialiste që kërkon mandatin e 4?
Është shpejt në fakt, mungesa e opozitës në vend është normalitet, janë edhe dy vite dhe duhet parë se si do të ec qeverisja edhe këto dy vite. Duhet që mazhoranca ta kthej vëmendjen nga populli i thjesht, ka shtresa që duan ndërhyrje urgjente. Nuk kujdeset më tani njeri për rrugët, dhe pastaj thonë pse ikin njerëzit sepse ku s’ka rrugë nuk zhvillohet vendi. Kështu që shpresoj që të kthehet timoni nga shtresat në nevojë, të rritet pensioni sepse ka pensione shumë të ulëta.