Aktualitet

Vrasja në Aktash, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

Gjatë ditës së djeshme policia po vazhdonin të mblidhnin prova pas gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën në rrugën “Gazemd Zajmi” në lagjen Aktash të Prishtinës në mes të familjes Sekiraqa e asaj Gashi të njohur si “Capat”.

Në vend të ngjarjes sipas raportit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin e policisë.

Poashtu dje në mesin e provave materiale, u sekuestruan edhe vetura dhe mbi 100 gëzhoja, e gjithashtu në afërsi u gjet edhe një armë.

Ndërkaq, mbrëmjën e së dielës, pas të shtënave me armë zjarri një person mbeti i vdekur e pesë të tjerë të plagosur.



#Vrasja #në #Aktash #policia #gjen #në #vend #të #ngjarjes #edhe #pistoleta #dhe #një #karikator #fishekë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button