Aktualitet
Rindërtohet gjimnazi i Gramshit, Rama: Kushte bashkëkohore për 430 nxënës dhe mësues

Rindërtohet gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh.
Kryeministri Edi Rama ndërsa ka publikuar pamjet nga shkolla e rindërtuar, deklaron se “Shefqet Guzi” do presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës e mësues më 9 shtator.
“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
#Rindërtohet #gjimnazi #Gramshit #Rama #Kushte #bashkëkohore #për #nxënës #dhe #mësues
Java News