Do të ishte shumë fatale –

Armando Broja ka kaluar te Evertoni, por pritet të mungojë për 3 muaj për shkak të një dëmtimi me Chelsea në turin veror. Një tjetër pengesë për shqiptarin që nuk i lejohet të shkelë fushën e blertë, ndërsa tifozët shqiptarë janë jo pak të frikësuar për të ardhmen e tij pas këtyre dëmtimeve të shpeshta. I ftuar në emisionin Koha Shtesë, gazetari Besmir Topalli, ka uruar që Broja të mos ketë fatin e Hazard. (Ndiqni më poshtë emisionin e plot)
“Shpresoj që Broja të mos jetë rasti i Eden Hazard. Hazard pësoi një dëmtim, kaloi te Reali dhe më pas dëmtimet e ndoqën rresht. Kthehej në 1-2 ndeshje dhe pastaj dëmtohej prapë. Uroj të mos i ndodh edhe Brojës se do të ishte shumë fatale. Deri tani ky ka qenë rasti, Broja është dëmtuar shumë në këto kohët e fundit si me Chelsea dhe me Kombëtaren”, tha Besmir Topalli. /Sport Ekspres/
#të #ishte #shumë #fatale
SportExpress