Aktualitet

Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë: Veliaj: Murale e mrekullueshme

Ka nisur edicioni i katërt i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës.

Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit.

“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë?”, ka shkruar kryebashkiaku.

Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco. Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, organizuar nga drejtori i Agjencisë Dekor Tirana, Henril Çule dhe kurohet nga artisti Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza.

#Rikthehet #Mural #Fest #portreti #Ismail #Kadaresë #përjetësohet #në #një #pallat #në #Tiranë #Veliaj #Murale #mrekullueshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button