Aktualitet

Formula 1/ Ferrari bën ligjin në shtëpi, Charles Leclerc fiton në Monza! Zhgënjejnë Hamilton dhe Verstappen

Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1 zhvilluar në pistën e Monza, suksesi i dytë sezonal për të. Një triumf i jashtëzakonshëm i pilotit monegask, që arriti të dalë i pari falë një strategjie më të mirë gomash, me vetëm një ndalesë.

Piloti i “kokëkuqes” e nisi garën nga vendi i katërt, por arriti ta fitojë atë falë menaxhimit më të mirë të gomave, duke lënë pas dy makinat McLaren, me Oscar Piastri (i dyti) që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris (i treti). Ky i fundit nuk arriti dot të triumfojë dhe pse e nisi garën nga “pole position”.

Një garë mjaft e mirë e makinës italiane, që arriti një fitore të madhe para tifozëve të saj. Ky është suksesi i shtatë në karrierë për Leclerc. Në vendin e katërt u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz, që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë.

Më pas, u klasifikua Leëws Hamilton me Mercedes, i pesti. Tjetër garë zhgënjyese për Red Bull, në vendin e gjashtë me Max Verstappen, ende në krizë e që humbet terren karshi Norris në renditjen e përgjithshme.

#Formula #Ferrari #bën #ligjin #në #shtëpi #Charles #Leclerc #fiton #në #Monza #Zhgënjejnë #Hamilton #dhe #Verstappen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button