Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Kosovë? Shpërthim pranë ish-komunës paralele të Leposaviçit, policia jep detaje

Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyen në afërsi të objektit ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.

Në njoftimin e policisë tha se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

“Nuk raportohet për lëndime, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.

Njoftimi për këtë incident në veri vjen një ditë pasi Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në katër komunat në veri për mbylljen e pesë komunave serbe, që vepronin sipas sistemit të Serbisë.

Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.

Ky aksion është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar.

#Çfarë #ndodhi #gjatë #natës #në #Kosovë #Shpërthim #pranë #ishkomunës #paralele #të #Leposaviçit #policia #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button