Fletë-arresti për Vangjush Dakon nga SPAK, Artan Hoxha zbardh si u bllokua në minutat e fundit dhe kush ishte personi që ndaloi prangosjen e ish-kryebashkiakut

Lajmi se Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) mësohet se ka firmosur arrestimin e Vangjush Dakos po shkakton “tërmet”. Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se Dako, njeriu më i besuar i kryeministrit Rama po hetohej për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Pjesë e dosjes mësohet se është edhe një leje ndërtimi e paligjshme. Thuhet se urdhri për arrestimin e Dakos është firmosur, por policia po vonon për ta ekzekutuar. Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një reagim të shoqëruar me një foto ku shfaqet një banderolë që mban titullin “Ku është fletë-arresti i Vangjushit?”. Qytetarët të interesuar e pyesin Hoxhën nëse ky lajm është i vërtetë apo jo? Ky i fundit u përgjigjet se për këtë zhvillim të bujshëm ka dijeni vetëm kryeministri Rama. “Lajmet për arrest i jep Padishau”, ishte komenti i Hoxhës. Ai e thumbon Ramën nga të dyja anët. E para për lajmërimet e zyrtarëve të lartë që vetë kreu i qeverisë i njofton para drejtësisë, apo edhe medieve siç ishte rasti i sekretares së e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Në anën tjetër, Hoxha lë të nënkuptojë se gjithçka në këtë mes lëviz me urdhrin e kryeministrit Rama, si edhe me foton jep mesazhin e koduar se prangosja e Vangjush Dakos ka vite që bllokohet. Në shkrimin e tij, me nota ironie, por me shumë të vërteta brenda me ekzagjerimin që bën, gazetari Hoxha gjithashtu paralajmëron se gjithë politika shqiptare do të tronditet nëse Vangjush Dako bëhet i penduar i drejtësisë. “Me mori ne telefon dje një nga ata të Dubait. Më tha se çfarë ndodh nëse pendohet Vangjush Dako?. Ik more shejtan,-i thashë. Larg qoftë!!!! Po bëri vaki kjo gjë, rrëzohen 6 qeveri në Amerikën Latine, ndërrohen bosët e Ndragetës në jug të Italisë dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore mes Sukthit, Spitallës dhe Xhafzotaj. Ky tipi, ka bërë foto me këtë banderolën, që më 2019-ën…”, përfundon reagimin Artan Hoxha.
