Aktualitet
DITA e 9-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë zgjedhjeve të parakohshme, Lista Serbe pritet të marrë pjesë, KFOR heq telat

Dita e 9 e protestave në veri të Kosovës. • Qytetarët serbë prej mëngjesit të sotëm janë mbledhur para selive komunale, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ku ushtarët e KFOR dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar një perimetër sigurie përmes gardhëve me gjemba.• Situata aktualisht paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente, madje KFOR ka hequr disa tela gjemborë.•Ndërkohë Lista Serbe ka pohuar pjesëmarrjen në zgjedhje, por vetëm nëse plotësohen dy kushte: Forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe • BE ka shprehur gatishmëri për oragnizimin e një takimi Kurti-Vuçiç