Sport

LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Kaos total në rastin e Armando Brojës, Ipsëich troket sërish te dera –

Një kaos i madh po ndodh në rastin e Armando Brojës. Në ditën e djeshme, Fabrizio Romano dhe mediat britanike njoftuan se sulmuesi është kthyer te Chelsea dhe do të largohet vetëm në merkaton e dimrit pas problemit të dalë në testet mjekësore te Ipsëich.

Sipas tyre, Broja do të rehabilitohej te Chelsea për disa kohë dhe do të luante me ekipin e të rinjëve. Por në ditën e sotme, Armando shfaqet në listën e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit. Dhe si për të vazhduar më tej enigmën dhe çudinë e madhe, Fabrizio Romano raporton se Ipsëich është rikthyer sërish në garë për të marrë Armando Brojën.

Klubi anglez po përdor faktin se jemi në orët e fundit të merkatos dhe i ka kërkuar Chelsea një cmim tjetër, më të favorshëm nga ai i 30 milionë paundëve për shkak të problemeve fizike të lojtarit. Deri këtu, është gjithçka logjike, por ajo që nuk kuptohet është gjendja reale fizike e lojtarit që dje mendohej se u kthye për rehabilitim te Chelsea dhe sot shfaqet në listën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/

 

#LAJM #FUNDIT #Çfarë #ndodh #Kaos #total #në #rastin #Armando #Brojës #Ipsëich #troket #sërish #dera
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button