Sport

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola –

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. “Aspirinat” kanë shkëlqyer përballë Fejnordit, të cilin e kanë mposhtur me rezultatin 0-4. Kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë vendosur ndeshjen që në pjesën e parë të saj.

Florian Virtci shënoi dy herë gjatë pjesës së parë të takimit, më saktësisht në minutën e 5 dhe të 36. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Grimaldo (30′), ndërsa Velenrojtheri vulosi rezultatin përfundimtar në 0-4 me autogolin e shënuar në minutën e 44-t. Një fitore bindëse e Leverkusenit, që frikëson kështu Milanin, i cili do të jetë kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Leverkuseni #shkëlqen #edhe #në #Champions #League #frikëson #Milanin #gola
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button