Aktualitet

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet mesatarisht 3,6 euro, të fundit pas Kosovës

Me gjithë zhurmën e madhe për “pagë mesatare 900 euro”, një orë punë në Shqipëri vlerësohet gjithashtu më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kosovës. Pagesa e një ore pune shkon në raport të drejtë me pagën mesatare. Në kontinentin Europian, Luksemburgu është shteti me pagën mesatare më të lartë, gati 6 mijë e 300 euro. Me të dhënat të përditësuara deri në fund të marsit, Shqipëria rezulton shteti me pakën mesatare më të ulët në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Në pozicion të njëjtë Shqipëria renditet edhe në drejtim të pagës minimale e cila përllogaritet në 400 euro, duke lënë pas Kosovën me rriten e fundit e çoi atë në 350 euro. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se veçse anemike, rritja e pagës mesatare po shoqërohet nga një thellim i hendekut mes shtetit dhe privat. Në harkun e muajve janar-mars paga mesatare në administratën publike ishte gati 85 mijë lekë, mbi 16 mijë lekë apo 19 për qind më e lartë se në privat.

Hendeqet ndërkohë janë thelluar edhe mes asaj që të punësuarit marrin në profesione të ndryshme. Sipas INSTAT punonjësit e bankave dhe ata të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve janar-mars me gati 134 mijë lekë, ndjekur nga të kualifikuarit në teknologji-informacioni me 110 mijë e 364 lekë.

#vlerësohet #puna #në #Shqipëri #Një #orë #paguhet #mesatarisht #euro #të #fundit #pas #Kosovës
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button