Aktualitet

Aaron Ramsdale largohet nga Arsenali – kalon tek skuadra tjetër e Premierligës

Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale do t’i bashkohet Southampton-it në një lëvizje me vlerë gjithsej 25 milionë funte, ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Ramsdale është tani në Jug, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai do të zbulohet zyrtarisht si lojtari i ri i tyre.

Southampton do t’i paguajë Arsenalit 18 milion funte si një shumë e përgjithshme dhe 7 milion funte të tjera të shpërndara mbi bonuse të ndryshme. 1 milion funte nëse skuadra qëndron në Premier League sezonin e ardhshëm dhe 6 milion të tjera bazuar në performancat e Ramsdale.

Gardiani 26-vjeçar iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 nga Sheffield United për një tarifë prej 25 milionë paund. Për Gunners, Ramsdale luajti 89 ndeshje në të cilat ai mbajti 32 herë portën e paprekur.

/ Sport



#Aaron #Ramsdale #largohet #nga #Arsenali #kalon #tek #skuadra #tjetër #Premierligës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button