Aktualitet

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” kallëzim në SPAK

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka ngritur padi në SPAK pasi humbi zgjedhjet në Bashkinë e Kuçovës.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata. Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas.

Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS. Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button