VIDEO/ Gallatasarai eleminohet mes tensionit nga Champions-i, portieri i turqve hodhi përtokë rivalin se po festonte golin –

Gallatasarai nuk do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve. Klubi turk është eleminuar mbrëmjen e sotme nga Jang Bojsi, që pas fitores 3-2 në Zvicër, ka triumfuar me shifrat 0-1 edhe në Stamboll. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 87, kur Virxhiniusi ndëshkoi turqit me një kundërsulm.
Ky gol solli edhe tension te turqit. Në atë moment atyre u nevojiteshin edhe dy gola të tjerë për ta dërguar sfidën në shtesa. Në presionin e kohës që po shkonte fundit të ndeshjes, Muslera humbi qetësinë dhe zgjati këmbën, duke rrëzuar Virxhiniusin, i cili thjesht po festonte goli e shënuar. Ky veprim e nxorri menjëherë nga loja me karton të kuq. Gallatasarai e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak dhe me një eleminim nga Liga e Kampionëve. Skuadra që do të marrë pjesë në fazën e grupeve do të jetë Yang Bojsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Fernando Muslera’n?n, gol sevinci ya?ayan rakibine yapt??? insanl?k d??? hareket ve gördü?ü k?rm?z? kart. pic.twitter.com/0mNwKjCjte
— Tek Yol FENER (@TekYolFener) August 27, 2024
#VIDEO #Gallatasarai #eleminohet #mes #tensionit #nga #Championsi #portieri #turqve #hodhi #përtokë #rivalin #festonte #golin
SportExpress