Aktualitet

Policia arreston 1,600 persona dhe sekuestron 63 milionë dollarë drogë

Policia australiane njoftoi të martën se kishte arrestuar më shumë se 1 600 persona dhe kishte sekuestruar drogë me vlerë 93 milionë dollarë australianë (63 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e një aksioni njëjavor që synon aktivitetin e paligjshëm të drogës dhe krimit të organizuar.

”Aksioni i përbashkët, i quajtur ”Operacioni Vitreus”, u zhvillua nga 19 gushti deri më 23 gusht. Qëllimi i tij ishte të reduktonte disponueshmërinë e drogave të paligjshme në të gjithë Australinë”, bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët të autoriteteve shtetërore dhe federale.

Gjithsej 1 611 persona u arrestuan për akuza të lidhura me drogën në të gjithë Australinë.

Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 1 400 kilogramë drogë dhe më shumë se 2 500 bimë kanabis, me një vlerë të përbashkët prej 93 milionë dollarësh.

Ndër drogat e sekuestruara ishin heroinë, metilamphetaminë, kokainë, MDMA dhe ketaminë.

Sipas të dhënave të ACIC, kanabisi dhe metilamphetamina konsumohen më shumë se çdo drogë tjetër ilegale në Australi.

/a.r

#Policia #arreston #persona #dhe #sekuestron #milionë #dollarë #drogë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button