Aktualitet

Paralajmëron Shala: Sesioni vjeshtor i Kuvendit do të jetë i rëndë, mazhoranca ka filluar lojën me shifra

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala në një prononcim për , u deklarua rreth sesionit të ri vjeshtor të Kuvendit.

Ai tha se sesioni që lëmë pas, ai pranveror nuk ka qenë mirë i planifikuar e as i përfunduar.

“Është e vërtetë e madhe që sesioni pranveror që kemi lënë ka qenë jashtëzakonishtë jo mirë i planifikuar, e jo mirë i përfunduar. Kemi pasur jashtëzakonishtë probleme që nga aspekti teknikë e deri te aspekti organizativ dhe menaxhues i sesioneve”, deklaroi ai.

Shala thotë se ka pasur probleme të natyrës sabotuese nga mazhoranca në seanca parlamentare, sipas tij shkak i pozicionit politik që ndjek mazhoranca.

“Praktikisht në seanca parlamentare kemi pasur probleme të natyrës sabotuese nga mazhoranca për shkak të pozicionit politik që ndjekin,  e këto sabotime dhe kjo situatë jorezulatitve për seancat parlamentare ka qenë edhe pjesa e renovimit të Kuvendit dhe loja me seancat në sallat alternative, e deri tek pjesa tjetër mosfunksionalizimi i asaj që është seancë plenare dhe miratimit të ligjeve. Pastaj pjesa tjetër që janë rënditur debatet parlamentare, ikja nga përgjegjësia, nga llogaridhënja e ekzekutivit e deri tek sabotimi i komisioneve hetimore parlamentare siç ka qenë me rastin me rezerva shtetërore dhe me rastin e ambalazhuesëve të cilët parimisht nuk janë futur me javë të tëra në rend të ditës dhe praktikisht kanë dështuar”, tha ai.

Sipas deputetit rreziku që sesioni vjeshtor të jetë edhe më i rëndë ekziston, duke marrë parasysh se tani janë të shpallura zgjedhjet parlamentare,  e siç thotë ai, mazhoranca ka filluar lojërat me shifra.

“Pra sesioni pranveror ka qenë krejtësisht i dështuar dhe rreziku është që edhe ky sesion vjeshtor do të jetë ndoshta ende më i rëndë, për faktin se tani më kemi edhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare dhe mazhoranca tashmë po shihet që veçse ka filluar lojën me numra, me shifra, krejt propagandë elektorale”, theksoi ai.

Shala tha se sesioni pranveror do të përcjellet me tensione politike dhe sipas tij edhe me ikje nga llogaridhënja e institucioneve si LVV-ja dhe Qeveria.

“Personalisht mendojë që sesioni vjeshtor do të karakterizohet me tensione politike dhe me ikjen nga përgjegjësia e llogaridhënies së institucioneve,  të atyre që parimisht do duhej të japin llogari që është LVV-je dhe qeveria. E kaluara na tregon që nuk kemi pasur konsistencë parlamentare, nuk kemi pasur atmosferë të debateve, nuk kemi pasur proces të mirëfilltë të negociatave parlamentare brenda, qoftë grupeve parlamentare, qoftë komisioneve parlamentare për temat e ekonomisë veçanërisht për temat politike”, përfundoi deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

//



#Paralajmëron #Shala #Sesioni #vjeshtor #Kuvendit #të #jetë #rëndë #mazhoranca #filluar #lojën #shifra
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button