Aktualitet

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje, i sekuestrohet një armë zjarri

Policia në Podujevë ka arrestuar një person si i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet e ditur se arrestimi është realizuar në fshatin Livadicë të kësaj komune, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47 dhe municion.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprat “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.



#Arrestohet #dyshuari #për #dhunë #në #familje #sekuestrohet #një #armë #zjarri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button