Aktualitet

Lekaj: Në sesionin vjeshtor të Kuvendit, AAK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Për sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit në një prononcim për ,  u deklarua deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai tha se në sesionin vjeshtor të Kuvendit pritet që deputetët të rikthehen dhe të fillojnë punën e tyre legjislative.

“Në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, zakonisht pritet që deputetët të kthehen nga pushimet dhe të rifillojnë punën legjislative, duke përfshirë shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve të reja, debatet parlamentare, dhe mbikëqyrjen e qeverisë. Kuorumi në Kuvend është i domosdoshëm për mbajtjen e seancave dhe marrjen e vendimeve, dhe kjo zakonisht kërkon praninë e shumicës së deputetëve”, deklaroi ai.

Lekaj tha se AAK-ja do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare që duhet, ndërsa siç thotë ai është obligim i mazhorancës që të kujdeset për krijimin e kuorumit për ligjet që miratohen me shumicë të thjeshtë të votave.

“Përsa i përket krijimit të kuorumit në sesionin e ri vjeshtor, AAK do i votojë marrëveshjet ndërkombëtare që duhet 2/3 e deputeteve, për ligjet që miratohen me shumicë të thjeshtë të votave është obligim i mazhorancës parlamentare që të kujdeset për krijimin e kuromit”, përfundoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

//



#Lekaj #Në #sesionin #vjeshtor #të #Kuvendit #AAKja #votojë #marrëveshjet #ndërkombëtare
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button