Aktualitet

Macron: Arrestimi i themeluesit të Telegramit nuk ishte vendim politik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazheve Telegram, nuk ishte politik.

Macron tha se arrestimi ishte pjesë e një hetimi gjyqësor.

“Tani kjo çështje është në duart e gjykatësve” , shtoi ai.

Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht. Në platformën “X” u publikua një deklaratë ku Durovi tha se nuk ka asgjë për të fshehur, duke shtuar se kjo platformë “po pret për zgjidhjen e shpejt të kësaj situate”.

Mediat franceze kanë raportuar se OFMIN, një zyrë franceze që merret me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një fletarrestim për Durovin për shkelje të dyshuara, përfshirë mashtrim, kontrabandë me drogë, bullizëm në hapësirën kibernetike, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

#Macron #Arrestimi #themeluesit #të #Telegramit #nuk #ishte #vendim #politik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button