Sport

Gjesti ndaj tifozëve në Parma, Leao thyen heshtjen: Nuk e kisha për të gjithë

Rafael Leao shkaktoi polemika të shtunën kur gjatë ndeshjes në Parma i bëri me shenjë tifozëve milanistë që të heshtnin. Megjithatë, nuk ka vonuar reagimi i portugezit që ka sqaruar se gjestin e tij.

Fillimisht u duk se Leao po iu drejtohej të gjithë tifozëve kuqezi në fund, por portugezi tani ka shpjeguar incidentin nëpërmjet një postimi në profilin personal në “Instagram”, ku shkruante: “Ata më kanë mbështetur gjithmonë dhe janë të vetmit tifozë të vërtetë që më kanë mbështetur në momente të vështira. Gjesti im kishte për objektiv një tifoz që kishte bërë një koment negativ kur ne ishim duke humbur. Asnjë lojtar i Milanit nuk do të futet kurrë në fushë për të luajtur keq.

“Ne e nderojmë këtë fanellë nga fillimi në fund, në çdo ndeshje”. Pas sqarimit, portugezi ka theksuar gjithashtu se nuk do të ndryshonte stilin e tij të lojës. “Do të vazhdoj të rrezikoj. Kjo është ajo që më bën të ndryshëm. Nuk do të ndryshoj sepse rrezikova. Ndeshja e Parmës i përket së shkuarës. Tani, dua të përqendrohem në betejën tjetër. Gjithmonë me ju”, shkruante Leao.

#Gjesti #ndaj #tifozëve #në #Parma #Leao #thyen #heshtjen #Nuk #kisha #për #të #gjithë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button