Bajqinovci publikon foto: LDK-ja e përjetimeve nuk mund t’i funksionalizojë fontanat në Prishtinë, i kanë lënë pas dore gjërat bazike

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se është e papranueshme që Prishtina të mos ketë asnjë fontanë funksionale, duke marrë parasysh temperaturat e larta, raporton .
Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar kryetarin Rama duke potencouar se, ia lënë pas dore edhe gjërat më bazike në kryeqytet.
“Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së përgjegjësisë dhe përkushtimit të menaxhmentit komunal ndaj qytetit dhe qytetarëve”, shkruan tutje Bajqinovci.
Shkrimi i plotë:
Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale!
Në këto dy muaj të nxehtë përvëlues, është e papranueshme që kryeqyteti ynë të mos ketë asnjë fontanë funksionale në hapësirat publike për freskimin e qytetit.
Çdo ditë kaloj nëpër sheshin kryesor dhe lagje të ndryshme të Prishtinës, dhe për muaj të tërë nuk kam parë asnjë fontanë të funksionojë.
Çfarë kryetari dhe drejtorësh kemi në Prishtinë që nuk janë në gjendje të mirëmbajnë 7 fontana në këto kushte klimatike? Me vite të tëra këto fontana kanë funksionuar rregullisht, por tani duket se edhe gjërat bazike janë lënë pas dore. Nëse nuk mund t’i menaxhosh as fontanat, çfarë mund të presim për shërbimet e tjera më të rëndësishme?
Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së përgjegjësisë dhe përkushtimit të menaxhmentit komunal ndaj qytetit dhe qytetarëve.
Fotot tregojnë gjendjen se si LDK-ja e përjetimeve nuk mund t’i funksionalizojë 7 fontana
//
#Bajqinovci #publikon #foto #LDKja #përjetimeve #nuk #mund #funksionalizojë #fontanat #në #Prishtinë #kanë #lënë #pas #dore #gjërat #bazike
gazetablic.com