Aktualitet
Bellingham: Ndoshta trupi im po më tregon se kam nevojë për pushim

Mesfushori i Real Madridit – Jude Bellingham, ka komentuar dëmtimin e tij në rrjetet sociale.
Reprezentuesi anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, për shkak të të cilit do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj.
“Nuk ka asgjë që urrej më shumë sesa të mungoj, por përpiqem t’i shikoj gjërat në anën pozitive. Ndoshta trupi im tha se kishte nevojë për një pushim pas një viti të ngarkuar”, ka shkruar Bellingham.
“Jam shumë i zhgënjyer, por do të mbështes shokët e skuadrës si tifoz derisa të rikthehem në formën time më të mirë. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen”, shtoi mesfushori anglez.
#Bellingham #Ndoshta #trupi #më #tregon #kam #nevojë #për #pushim
gazetablic.com