Aktualitet

Stoltenberg: Gati të shtojmë trupat në Kosovë. Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë.

Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, kreu i NATO-së u shpreh se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në monitorim të vazhdueshëm.

Duke folur për ngjarjen në Basnjë, Stoltenberg u shpreh se pas dhunës u dërguan 1 mijë forcë të aleancës dhe po vlerësohet situata për dërgim të forcave të tjera.

“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme.

Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë, ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”- tha Stoltenberg

Kreu i NATO ka folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, situata mes dy shteteve mund të zgjidhet vetëm me vijimin e bisedimeve./m.j

#Stoltenberg #Gati #të #shtojmë #trupat #në #Kosovë #Stabiliteti #në #rajon #mbetet #brishtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button