Aktualitet
Aksion i antidrogës në Prizren, një i arrestuar

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 248.37 gramë narkotikë të llojit marihuanë, 6.25 gramë kokainë, dy peshore për matje, një çantë krahu, 680€ kesh para, një telefon dhe dy plumba të pushkës së gjuetisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysen Ramadani, të enjten në mesditë.
Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin dhe luftimin e narkotikëve në nivel rajonal.
#Aksion #antidrogës #në #Prizren #një #arrestuar
gazetablic.com