Sport

Erzeni mbijeton, finalja play-out mban shijakasit në Superiore, Korabi largohet me dhimbje

Mbyllet zyrtarisht sezoni i Superiores dhe Kategorisë së Parë. Ndeshja e fundit, ajo play-out ku u ndesh Erzeni dhe Korabi, shkoi në llogarinë e shijakasve që e sigurojnë mbijetesën me shumë vështirësi në minutat e fundit të takimit të luajtur në Durrës.

2-1 shënoi tabela në fund të 120 minutave shumë të luftuara ku Erzeni ishte më superior dhe arriti që me një gol të Mehmetit në minutën e 5 të shtesës të siglonte avantazhi dhe golin e sezonit.

Mision i kompletuar lër shijakasit që rrezikuan shumë por në fund triumfuan në një ndeshje që nisi menjëherë me golin e Sadikit që në minutën e dytë.

Në krahun tjetër, Tabaku replikoi në të 19-ën por sfida mbeti e pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt ndërsa Erzenit iu anulua edhe një penallti nga sistemi VAR.

Në Shtesë ndeshja u bë më e mbyllur por vendasit gjetën me vështirësi avantazhin që ndezi festën pasi sfida nuk ndryshoi drejtim dhe Korabi largohet me shumë keqardhje pasi erdhi deri në këtë finale pasi eleminoi Tomorin dhe Flamurtarin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button