Aktualitet

“Do të gjurmojmë pasuritë e vjedhura të shqiptarëve”, Basha publikon programin për zgjedhjet 2025, premton “luftë të egër” ndaj korrupsionit

Kreu i PD-së Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në vijim të publikimit të programit për ofertën para zgjedhjeve të përgjithshme 2025, u ndal te premtimi për luftimin e korrupsionit.

Basha dhe grupimi i tij ka parashikuar të kirjojë një njësi e cila do merret me gjurmimin e pasurive të vjedhura me qëllim t’i kthehen sërish publikes.

Ai gjithashtu rinovoi mbështetjen për SPAK-un dhe GJKKO si dhe premton ndryshime në ligjin antimafia për luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë.

Gjithashtu një pikë tjetër e tij është edhe konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publikë të përfshirë në akte dhe PPP-të abuzive.

“Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes.

Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin. Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike.

Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia” për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abusive. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion”, deklaroi Basha.

#të #gjurmojmë #pasuritë #vjedhura #të #shqiptarëve #Basha #publikon #programin #për #zgjedhjet #premton #luftë #të #egër #ndaj #korrupsionit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button