‘Nuk duhet të jemi naivë”, Borrell ngre alarmin: Evropa mund të futet në një luftë tregtare me Kinën

Kreu i shërbimit diplomatik të BE-së, Josep Borrell, tha se fillimin e një lufte tregtare me Kinën e konsideron praktikisht të pashmangshme.
“Ne nuk duhet të jemi naivë, nuk kemi asnjë interes të futemi në një luftë tregtare me Kinën, por ndoshta është e pashmangshme,” u shpreh ai.
Sipas Borrell, përkeqësimi i mundshëm i marrëdhënieve tregtare midis BE-së dhe Kinës “është në përputhje me logjikën e zhvillimeve”.
Por ai shtoi gjithashtu se Evropa nuk duhet të përfshihet në konfrontim sistematik me Kinën ose të frenojë rritjen e saj.
Më 20 gusht, Komisioni Evropian njoftoi futjen e detyrimeve për makinat elektrike kineze. Sipas qëndrimit të Brukselit zyrtar, këto tarifa janë aplikuar në bazë të rezultateve të një hetimi për “subvencionet e paligjshme” që Pekini dyshohet se u jep prodhuesve kinezë të automjeteve.
Ministria kineze e Tregtisë e konsideroi vendimin e KE-së si një shembull të “konkurrencës së pandershme”.
#Nuk #duhet #të #jemi #naivë #Borrell #ngre #alarmin #Evropa #mund #të #futet #në #një #luftë #tregtare #Kinën
Java News