Ide, skica dhe vepra të pabotuara, Rama jep lajmin për dorëshkrimet e Ismail Kadare

Rreth dy muaj pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, kryeministri Edi Rama lajmin e madh për veprimtarinë letrare të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar të gjithë koleksionin e tij letrar, që do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkruan Rama.
/a.r
#Ide #skica #dhe #vepra #të #pabotuara #Rama #jep #lajmin #për #dorëshkrimet #Ismail #Kadare
Java News