Zbulohet emri i pronarit të hostelit në Prishtinë, i dyshuar për dhunimin e klientes

Sot është raportuar për arrestimin e pronarit të një hosteli në qendër të Prishtinës, i cili dyshohet për dhunimin e një vajze.
I dyshuari ka përfunduar në ndalim, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit që dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të hostelit.
Viktima është një shtetase e huaj, e cila e denoncoi të dyshuarin dhe kërkoi ndihmë në Polici.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sinjali ka mësuar se pronari i dyshuar për këtë rast është Serkan Yolcudur, 38-vjeçar.
Bazuar në informacionet e para, viktima ka qenë kliente në hostel, ku kishte qëndruar bashkë me një mike të saj, kur dyshohet se ndodhi rasti.
Sipas burimeve, 25-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj, edhe pse ajo fillimisht e kishte refuzuar që të kenë një raport intim.
Si rezultat i denoncimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërkaq është arrestuar i dyshuari.
Pas shoqërimit në stacion dhe intervistimit nga hetuesit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale ‘Dhunimi’.
“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
#Zbulohet #emri #pronarit #të #hostelit #në #Prishtinë #dyshuar #për #dhunimin #klientes
gazetablic.com