VIDEO/ Arbër Hoxha është vetëm një ndeshje larg grupeve të Champions-it, Dinamo e Zagrebit fiton pastër ndaj Karabakut –

Dinamoja e Zagrabit ka marrë një fitore 3-0 kundër Karabakut në ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Kampionëve. Grupet duken gjithnjë e më afër për ekipin e Arbër Hoxhës, teksa vetë një ndeshje i ndan prej pjesëmarrjes në kompeticionin më të lakmuar në nivel klubesh.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29 të takimit, kur Marko Pjaca ndërshkoi mbrojtjen e Karabakut. Ndërkaq dy golat e tjerë të ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë të saj. Kulenoviçi zurj vendin e Arbër Hoxhës në fushë dhe nuk vonoi shumë për t’u kthyer në protagonist. Kulenoviçi tundi rrjetën në minutën e 75 dhe të 80, duke fiksuar rezultatin e përgjithshëm në 3-0. Një rezultat ky që e dërgon Dinamon mjaft të qetë në Azerbajxhan javën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
MARKO PJACA OPENS THE SCORING WITH A GREAT FINISH THE SECOND TIME ASKING!!!
?? @PushGoalspic.twitter.com/zgcxabmcfc— Football Report (@FootballReprt) August 20, 2024
#VIDEO #Arbër #Hoxha #është #vetëm #një #ndeshje #larg #grupeve #të #Championsit #Dinamo #Zagrebit #fiton #pastër #ndaj #Karabakut
SportExpress