Aktualitet

Emrat/ Zbardhet plagosja në Tiranë! Polici plagosi 45-vjeçarin, dyshohet se i ngacmoi të dashurën

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet për një person të plagosur, i identifikuar Lorenc Kosta, rreth 45-vjeç.

Autori dyshohet se është efektiv policie, i identifikuar si Erjon Goxhara.

Konflikti mes tyre ka nisur pasi i plagosuri i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

#Emrat #Zbardhet #plagosja #në #Tiranë #Polici #plagosi #45vjeçarin #dyshohet #ngacmoi #të #dashurën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button