Sport

E bujshme/ Aston Villa bën ofertën e parë për lojtarin e Shqipërisë, shikoni se sa paguajnë për të marrë Ernest Mucin –

Ernest Muci nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Beshiktashi. Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor. Një sinjal i mirë ky nga Muci që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por në mediat turke raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertën e parë zyrtare për Mucin.

Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për të nënshkruar me këtë lojtar, ndërsa pritet përgjigja e Beshiktashit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse trajneri i ri nuk po i beson shumë ish-futbollistit të Tiranës. Ai preferon Rafa Silvan që do të qëndrojë te Beshiktashi sesa një lojtar që me shumë gjasa do të largohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#bujshme #Aston #Villa #bën #ofertën #parë #për #lojtarin #Shqipërisë #shikoni #paguajnë #për #të #marrë #Ernest #Mucin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button