Aktualitet

Kompany thotë se do një tjetër fitore ndaj Bayer Leverkusen

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka njoftuar se skuadra e tij do të përpiqet të fitojë ndeshjen e dytë e Ligës së Kampionëve me Bayer Leverkusen.

Gjigantët bavarez kanë epërsi 3-0 pas ndeshjes së parë.

“Nuk mund t’i qasesh një ndeshjeje si kjo me mendimin se mjafton një epërsi me tre gola. Prioriteti ynë kryesor është të fitojmë çdo ndeshje. Kështu që ne do të duhet të luajmë më të mirën tonë. Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne,” tha Kompany në një konferencë për shtyp.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë të sjell e ardhmja. Ne duhet të përgatitemi për atë që mundemi dhe të besojmë në të”, shtoi specialisti belg.

/ Sport



#Kompany #thotë #një #tjetër #fitore #ndaj #Bayer #Leverkusen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button