Aktualitet

Presidentja e merr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë nën patronat, mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, Osmani shkruan se sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh edhe në basketboll.

“Me kënaqësi të veçantë e kam marr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, i cili solli basketbollistë të rinj nga Kosova dhe ekspertë e trajnerë të basketbollit amerikanë nga NBA në Kosovë, për t’i frymëzuar edhe më shumë talentët tanë t’i arrijnë majat ndërkombëtare suksesit. Sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh dhe në basketboll”, ka shkruar e para e shtetit.



#Presidentja #merr #nën #patronat #mega #kampin #stërvitor #të #organizuar #nga #Akademia #Basketbollit #të #Trashëgimisë #së #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button