Aktualitet

Ulen temperaturat, qetësohet situata e zjarreve. Vetëm 3 vatra aktive në veri të vendit

Ulja e temperaturave me largimin e të nxehtit afrikan dhe rënia e reshjeve lokale në vend ka qetësuar situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht janë vetëm 3 vatra aktive.

Vatrat aktive janë në veri të vendit, konkretisht në fshatin Arrë të Kukësit në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës, të cilat  janë të izoluara dhe pa rrezik përhapjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit  janë shuar 28 vatra zjarri ku janë angazhuar të gjitha strukturat operacionale, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët.

/a.r

#Ulen #temperaturat #qetësohet #situata #zjarreve #Vetëm #vatra #aktive #në #veri #të #vendit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button