Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi lë në vend Rudigerin, “pirati” e nis me gol kundër Realit të Madridit –

Vedat Muriqi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar e ka nisur me gol kampionatin në këtë edicion të ri. Një gol që ka shijuar dyfish për të, duke qenë se ekipi të cilit ia ka shënuar është Reali i Madridit.

“Los Blancos” ishin duke udhëhequr deri në minutën e 53-të, kur “pirati” tundi rrjetën për Majorkën. Muriqi gjeti rrugën e rrjetës falë një goditjeje mjaft të fuqishme me kokë gjatë një goditjeje nga këndi. Lojtari nga Prizreni la në vend një nga mbrojtësit më të mirë të botës, Rudigerin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#VIDEO #Vedat #Muriqi #lë #në #vend #Rudigerin #pirati #nis #gol #kundër #Realit #të #Madridit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button