MotoGP, Bagnaia fiton në Austri dhe merr kreun e renditjes

Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të Austrisë, raundin e njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror MotoGP, duke marrë i vetëm kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve.
Pas triumfit në Garën Sprint të shtunë, italiani i Ducatit i la pas të gjithë edhe të dielën, duke treguar se aktualisht është favoriti kryesor për të fituar titullin kampion.
Jorge Martin, me Ducati Pramac, u desh të kënaqej me vendin e dytë, duke e parë veten 5 pikë mbrapa Bagnaia në renditjen e përgjithshme.
Në podium u ngjit edhe Enea Bastianini, shoku i ekipit të Francesco Bagnaia.
Vetëm vendi i katërt për Marc Marquez. Garë e mirë edhe nga Marco Bezzecchi, i cili zuri vendin e gjashtë, pas KTM-së zyrtare të Brad Binder.
#MotoGP #Bagnaia #fiton #në #Austri #dhe #merr #kreun #renditjes
Java News