13-vjeçarja vdiq në aksident, Prokuroria akuzon nënën: Nuk e kontrolloi për rripin e sigurimit

Do të kishte mjaftuar të përdorni rripin e sigurimit për t’i mbijetuar aksidentit që ndodhi më 4 nëntor 2023 në Via Laurentina të Romës.
Por Gaia Menga, 13 vjeç, nuk e kishte vendosur atë dhe askush nuk e kontrolloi, as nëna e saj, e cila kishte rënë në gjumë, as shoqja e nënës që drejtonte automjetin tip “Golf” që u përmbys në kryqëzimin e Via Giovanni Gutenberg.
Duhet të ishin vigjilente, por ato nuk e bënë dhe tani mbi kokat e tyre qëndron një kërkesë për aktakuzë e nënshkruar nga prokurorët e Romës.
Sipas gjyqtarëve, shoferja Betty Sorsile, duhet ta kishte detyruar vajzën të vinte rripin e sigurimit. Për këtë arsye ajo akuzohet për mos mbikëqyrje në lidhje me aksidentin.
E njëjta akuzë u bë edhe për nënën e vogëlushes, Giada Gerundo, e cila kishte humbur edhe bashkëshortin e saj pak më parë në një aksident automobilistik nga i cili ajo kishte shpëtuar për mrekulli e padëmtuar.
“Kur u larguam, Gaia e kishte vendosur rripin e saj”, u tha Gerundo hetuesve.
Gjithsesi, sipas prokurorit nëna nuk duhej të flinte, të shpërqendrohej, të linte vajzën të hiqte rripin, nëse ishte kështu.
#13vjeçarja #vdiq #në #aksident #Prokuroria #akuzon #nënën #Nuk #kontrolloi #për #rripin #sigurimit
Java News