Sparta e Pragës transferon shqiptarin e 4-t, sulmuesi 23-vjeçar bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit –

Albion Rrahmani do të jetë shqiptari i 4-t që do t’i bashkohet Spartës së Pragës. Futbollisti shqiptar bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Rapidit të Bukureshtit. Rumunët do të përfitojnë 5 milionë euro, si dhe do të ruajnë ende 15% të kartonit të tij në rast të një rishitjeje në të ardhmen.
Rrahmani ka spikatur në kampionatin rumun që nga momenti kur u transferua nga Ballkani, duke lënë gjurmë me golat e tij. Në Pragë, 23-vjeçari do të gjejë edhe 3 shqiptarë të tjerë, njërin prej të cilëve e njeh mjaft mirë, Krasniqin. Të dy kanë qenë pjesë e Ballkanit dhe e Rapidit të Bukureshtit. Ndërkohë pjesë e Spartës së Pragës janë edhe Indrit Tuci me Qazim Laçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Sparta #Pragës #transferon #shqiptarin #sulmuesi #23vjeçar #bëhet #shitja #më #shtrenjtë #në #historinë #klubit
SportExpress