De Zerbi i jep një tjetër fytyrë Marsejës, i tregojnë dhëmbët PSG-së me 5 golat e shënuar në ndeshjen e parë të kampionatit –

De Zerbi ka debutuar sot në një ndeshje zyrtare në stolin e Marsejës. Trajneri italian i ka dhënë një tjetër fytyrë Marsejës, që ka dhënë përshtypjen se do të jetë një candidate serioze për titullin kampion. Klubi francez ka fituar me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën me Brestin.
Për Marsejën kanë shënuar Grinudi (3’, 31’), Henrike (26’, 48’) dhe Vahi (69’). Në krahun tjetër goli i vetëm për Brestin u shënua nga Kamara në minutën e 6 shtesë të pjesës së parë, ndërsa Del Kastiho humbi një 11 metërsh në minutën e 9 të takimit. Marseja tregon kështu dhëmbët që në javën e parë të kampionatit, duke shprehur haptazi ambicien e De Zerbit për të garuar për titullin kampion me PSG-në./Sport Ekspres/
#Zerbi #jep #një #tjetër #fytyrë #Marsejës #tregojnë #dhëmbët #PSGsë #golat #shënuar #në #ndeshjen #parë #të #kampionatit
SportExpress