Aktualitet

Pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin, ndërron jetë 64-vjeçari në Durrës

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Porto Romano, Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

#Pësoi #arrest #kardiak #sapo #në #kontakt #ujin #ndërron #jetë #64vjeçari #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button