Aktualitet

VATRA përgënjeshtron vizitën te kati i 8: Veliu s’është sekretarja jonë! Berisha të mbajë vendin…

“Zonja Nazo Veliu, Sekretare e Përgjithshme e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA, së bashku me Presidentin e Nderit të kësaj Federate, z. Agim Rexhaj, vizituan liderin historik dhe aktual të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha.

Zonja Nazo Veliu, përfaqësuese e denjë e një familjeje të shquar patriote nga Çamëria, demokrate e shquar dhe juriste profesioniste, si dhe shtetase e nderuar e vendit më mik ndaj shqiptarëve në botë, SHBA-së, nuk mund të mos vizitonte atë që e konsideron si frymëzim shpirtëror dhe simbol qëndrese përballë fortunave të jetës, me të cilat na ka përplasur historia. Falënderimet e saj për atë që Dr. Berisha ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe respekti i tij i pa-matshëm për VATRËN dhe VATRANËT, ishin temat kryesore të bisedës së tyre në këtë takim vëllazëror.

Bravo Zonja Veliu!

Rroftë Amerika!

Rroftë komuniteti shqiptaro-amerikan”.

Kështu shkruan ish-ambasadori Mali Berisha, që ka postuar dhe një foto nga ky takim në shtëpinë e Sali Berishës.

Por ai është përgënjeshtruar nga “Vatra”.

Në një njoftim të kësaj organizate, thuhet se Veliu nuk është më sekretare e Vatra-s.

Madje ajo ndodhet në një process penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.

Reagimi i Vatra-s

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” përgënjeshtron një dizinformim të qëllimshëm, të vazhdueshëm, përçarës e dashakeq, të shpërndarë nga z. Mal Berisha në median e tij sociale.

Sqarojmë opinionin publik dhe mediat e interesuara, se znj. Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës ‘Vatra’, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, për shkelje të vazhdueshme të kanunores dhe ligjeve të SHBA-ve dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përmes të cilës znj. Nazo Veliu së bashku me disa individë të tjerë jo anëtarë të ‘Vatrës’ ju është ndaluar pjesëmarrja e përfaqësimi, për të cilat gjykata ka marrë vendim që të jenë të përjashtuar nga të gjitha aktivitetet, funksionet dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë larg selisë të ‘Vatrës’ në Bronx, Neë York.

Ndërkohë sqarojmë opinionin publik se z. Mal Berisha për të disatën herë gënjen dhe keqinformon opinionin publik. Si antar i “Nderit të Vatrës” atij nuk i lejohet të keqinformojë, ndërkohë që është i informuar për masat e marra nga Kryesia dhe Këshilli i ‘Vatrës’ në mbledhjen e datës 17 Mars 2024 në Boston, masa të cilat janë publikuar në media dhe në të gjitha degët e ‘Vatrës’ në SHBA dhe në Kanada.

Faderata ‘Vatra’ i bën thirrje Mal Berishës dhe individëve të tjerë keqdashës, të cilët kanë bashkëpunuar me ne dhe pretendojnë se flasin në emër të ‘Vatrës’ pa status dhe autorizimin e kryesisë, të ndalojnë menjëherë keqinformimet, përhapjen e lajmeve të rreme, të ndalojnë përçarjen dhe frymëzimin e disa vatranëve dhe të ish-vatranëve të cilët janë gjetur fajtorë për shkak të akteve vandale, fyerjeve, shkeljen e vazhdueshme të rregullave të kanunores dhe veprimeve të tjera antiligjore.

Federata ‘Vatra’ i tërheq vëmendjen Mal Berishës të qëndrojë në nivelit e anëtarit të nderit, të personit të cilin ‘Vatra’ e ka vlerësuar e nderuar dhe jo të vazhdojë të mundohet të përçajë komunitetin shqiptar në Neë York se do të dështojë me turp.

Vatra është aset kombëtar dhe e shenjtë.

/a.r

#VATRA #përgënjeshtron #vizitën #kati #Veliu #sështë #sekretarja #jonë #Berisha #të #mbajë #vendin..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button